
Ka përfunduar ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Ndeshja ka përfunduar 0 me 1 me golin e Rei Manajt, një gol që do mbetet në histori. Takimi konsiderohet si vendimtar për fatet e dy përfaqësueseve në Grupin K, ku gara për vendin e dytë mbetet e hapur.
Me 8 pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjesh, Shqipëria renditet e dyta në grup, ndërsa Serbia ndodhet një pikë më poshtë, por me një ndeshje më pak. Anglia ka marrë distancë të sigurt në krye, duke lënë kombëtaret ballkanike të luftojnë për një vend në “play-off”.
Ndeshja zhvillohet në një klimë të mbingarkuar sigurie. Autoritetet serbe kanë ndaluar shitjen e biletave në treg të lirë, ndërsa tifozët shqiptarë nuk do të jenë të pranishëm në stadium. Masa të shtuara janë marrë pas incidenteve të shumta të regjistruara në ndeshjet e kaluara nga huliganë serbë.
Në aspektin sportiv, kuqezinjtë zbresin në fushë me një formacion të konsoliduar. Sylvinho i qëndron besnik vijës mbrojtëse me Strakoshën në portë dhe katërshen Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj. Asllani, Shehu dhe Laçi pritet të udhëheqin mesfushën, ndërsa në sulm do të aktivizohen Broja, Daku dhe Uzuni ky i fundit favorit për të nisur në krah, përpara Bajramit.
Në kampin serb, mungesa të rëndësishme si Milinković-Savić, Milenković dhe Lukić i japin një tjetër peshë përgatitjes së skuadrës së Stojković. Vlahović udhëheq repartin ofensiv përkrah Kostić dhe Zivković, në një formacion që mbështetet te përvoja, por që vjen me disa pikëpyetje.
Historiku mes dy ekipeve ka lënë gjurmë të thella. Nga tri takime të mëparshme, Shqipëria ka vetëm një fitore në tavolinë, ndërsa kujtohet ende sfida e ndërprerë në Beograd në vitin 2014, ku një dron me flamurin “Autochthonous” shkaktoi përplasje të ashpra në fushë dhe jashtë saj. Ndeshja u regjistrua 3-0 për Shqipërinë dhe u kthye në një pikë kthese për rrugëtimin drejt Euro 2016.
Në sfondin e tensioneve dhe mungesës së tifozëve, vëmendja do të përqendrohet te ajo çka ndodh në fushën e blertë. Një rezultat pozitiv në Leskovac mund të afrojë Shqipërinë më shumë se kurrë me një tjetër ëndërr botërore.
Minutë pas minute:
45’+1’ – GOOOL për Shqipërinë!
Kuqezinjtë kalojnë në avantazh në fundin e pjesës së parë! Pas një goditjeje dënimi, topi i mbetur kontrollohet nga Manaj, i cili lëshon një gjuajtje të fuqishme dhe tund rrjetën.
45’ – Shtesë 1 minutë
Gjyqtari akordon një minutë lojë shtesë në përfundim të 45 minutave të para.
42’ – Kartoni i parë i verdhë i takimit
Shehu ndëshkohet nga arbitri me të verdhë, duke u bërë i pari që shënohet në protokoll për faull.
40’ – Broja ndez motorët, por Asllani gabon në përfundim
Një depërtim mbresëlënës i Brojës i cili kalon disa mbrojtës, i jep mundësinë Asllanit të provojë goditjen, por tentativa e tij është e pasaktë.
38’ – Samarxhiç provon nga distanca
Mesfushori i Serbisë lëshon një gjuajtje nga jashtë zone, por Strakosha reagon mirë dhe kontrollon pa vështirësi.
36’ – Mitaj shpëton Shqipërinë
Pas një depërtimi të rrezikshëm të Pavloviç dhe një gjuajtjeje të devijuar që po përfundonte në rrjetë, Mitaj ndërhyn në momentin e duhur dhe largon rrezikun.
35’ – Asllani në inkursion nga e majta
Një aksion individual i Asllanit e çon atë në fundore, prej nga harkon drejt zonës, por mbrojtja serbe arrin të neutralizojë topin.
32’ – Rrezik serioz në zonën shqiptare
Një pasim në thellësi e vendos Vlahoviç në pozicion të favorshëm, por Ajeti ndërhyn në momentin vendimtar dhe i largon topin nga këmbët.
30’ – Serbia pranë golit
Aksioni ndërtohet nga bashkëpunimi Vlahoviç-Mitroviç. Vlahoviç godet nga qendra e zonës, ndërsa Mitroviç nuk arrin ta devijojë sferën drejt rrjetës një mundësi që kalon pranë realizimit, me Strakoshën tërësisht të kaluar.
29’ – Dy tentativa nga këndorja pa rezultat
Fillimisht nga këndorja dhe më pas nga harkimi i Mitajt, Shqipëria nuk arrin të konkretizojë me gjuajtje drejt portës serbe.
28’ – Broja fiton goditje këndi
Në një përballje në krah me Pavloviçin, Broja tregohet i shkathët dhe arrin të fitojë një korner për kuqezinjtë.
26’ – Vlahoviç teston Strakoshën nga larg
Sulmuesi serb lëshon një goditje nga distanca, por Strakosha arrin ta kontrollojë në dy kohë.
18’ Ndeshja hyn në një fazë të qetë, ku asnjëra skuadër nuk arrin të krijojë raste konkrete. Topi qarkullon vazhdimisht mes dy gjysmëfushave, por pa ndonjë kërcënim serioz për portat.
12’ Kombëtarja shqiptare krijon mundësinë e parë sulmuese: Hysaj avancon në të djathtë dhe krosimi i tij gjen Manajn në zonë, por tentativa me kokë e sulmuesit nuk është e saktë dhe topi përfundon jashtë.
10’ Një moment i ndërlikuar në mbrojtje për Mitajn, por Manaj ndërhyn me vendosmëri, rikuperon topin pranë zonës dhe ndihmon skuadrën të rifitojë kontrollin e lojës.
7’ Serbia fiton një goditje këndi nga krahu i majtë dhe situata bëhet e tensionuar në zonën shqiptare. Broja heziton me topin në këmbë, duke i lejuar serbëve të mbeten në presion afër portës.
5’ Kostiç vazhdon të dërgojë topa nga krahu i majtë në drejtim të sulmit serb, por Ajeti dhe Hysaj janë të vendosur dhe ndërhyjnë me sukses për të ndalur çdo përpjekje për depërtim.
2’ Broja reagon shpejt në aksionin e parë të kuqezinjve, duke depërtuar nga e djathta dhe vendosur në vështirësi mbrojtësin Pavloviç, i cili e largon topin në anësore.
1’ Vërshëllima e arbitrit shënon nisjen e sfidës në Leskovac.