Shqipja flet për fituesin e BBVK: Kam fituar më shumë se Lumbardhi… – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Shqipja flet për fituesin e BBVK: Kam fituar më shumë se Lumbardhi…

    Insajderi
    07 February 2024 - 19:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Finalistja e tretë e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka folur së fundmi për aventurën e saj brenda shtëpisë së famshme.

    Shqipja u shpreh se është shumë e lumtur nga dashuria që po merr nga njerëzit. Ajo tha se ka fituar më shumë se Lumbardhi, duke shtuar se ka fituar dashurinë e publikut.

    Jam shumë e lumtur se kam marr kaq shumë dashuri, besim, shumë shumë faleminderit. Unë besoj se kam fituar më shumë se Lumbardhi, një dashuri të paparë nga njerëzit, mu çmimi nuk më shërben, sa më shërben dashuria prej personave që më kanë mbështetur, forca që më kanë dhënë, e kam ndjerë
    Njerëzit më thanë që ti e ke fituar”
    , tha ajo.

    Shqipe shprehu bindjen e plotë se ajo ishte e denjë për vendin e parë në këtë edicion.

    Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë”, deklaroi Hysenaj për emisionin “Ora e Pasditës”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark