Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja ka pasur një bisedë me Bucin, derisa kanë prekur temën e prishjes së raporteve të saj me çiftin, Adrin e Ilirianën.
Ajo e ka siguruar Bucin se nuk është pjesë e lojës prishja e relacioneve me çiftin në fjalë.
“Të betohem që nuk është lojë. Do e shohësh në ‘Prime’ që nuk është lojë. Është nisur për lojë, por s’ka përfunduar e tillë”, ka thënë Shqipja.