Këngëtarja Linda Halimi dy ditë më parë ka akuzuar Shqipen, duke thënë se ajo ka pëlqim për të dhe se këtë ia ka shprehur gjatë kohës që dy vajzat ishin bashkë në dush.
Kjo bie në kundërshtim me parimet e Shqipes e cila ka treguar se ka kryer ritet fetare edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Sonte në prime Shqipja ka reaguar ashpër pasi u transmetua klipi. Ajo tha se Lindita ia ka përdour fenë dhe për këtë mund të dal tani nga shtëpia.
“Gjëja që mua më ka dhimbtë më shumë është që Linda ka përdor fenë në tre raste, mu fenë nuk mund të ma përdorësh, sepse për Zotin qohem dhe dal tani.”
“E ke përdor, në prank nuk futet feja. Kjo ka qenë një nga arsyet që kam qenë në dyshime të futëm në Big Brother. Unë këtë gjë nuk dua të ma përdori njëri ose dal, unë këtë çështje nuk dua të ma përdori njëri pikë. Feja është personale.“, deklaroi Shqipja./Insajderi.org