"Shqiptarë, mos dilni rrugëve të Turqisë" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shqiptarë, mos dilni rrugëve të Turqisë”

    Insajderi
    16 July 2016 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Twitter” fton qytetarët shqiptarë që ndodhen në shtetin turk që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të informojnë familjet dhe miqtë.

    “MPJ po ndjek me vëmendje situatën në Turqi përmes Ambasadës. Ftohen qytetarët shqiptarë të qendrojnë brenda dhe të informojnë familjet e miqtë”, thuhet në njoftimin e parë të MPJ-së, shkruan Top Channel.

    Një pjesë e ushtrisë po tenton një grusht shteti në Turqi. Ky është alarmi i dhënë nga kryeministri turk, Binali Yildirim, pas raportimeve se avionë luftarakë dhe helikopterë kanë fluturuar shumë ulët mbi Ankara dhe Stamboll.

    Ushtria turke ka publikuar një deklaratë, sipas së cilës theksohet se ata kanë marrë nën kontroll qeverinë e vendit në emër të rendit demokratik, duke shtuar se të gjitha marrëdhëniet diplomatike me të huajt do të vijojnë dhe se të drejtat e njeriut do të respektohen. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark