Kriza e refugjatëve i jep punës në “të zezë” freski të re. Shumë emigrantë e kanë për qëllim tregun e zi, për shkak se nuk ka punë.
Në këtë ditë, Iliri nuk ka gjetur punë. Një punë në një shtëpi të vjetër, e cila nuk ekziston në letrat e punës. Sikur 1 milionë njerëzit e tjerë është edhe Iliri, i cili jeton me një identitet tjetër dhe vjen nga Kosova, gati një vit janë mbushur që prej ardhjes së tij në Gjermani. Sot është një 21-vjeçar që kërkon punë në tregun e zi, raporton N24.de
Ekonomia duket përgjithësisht tërheqëse pas deklarimit të pagës minimale, theksojnë studiuesit e Universitetit të Linzit dhe IAW-së. Përgjegjësia bie mbi tregun e zi, shitjes ilegale dhe vjedhjes së të mirave materiale. Mbi të gjitha, studimi thotë se këto pasoja i kanë pasur hotelet, restorantet, kompanitë e ndërtimit dhe agrikulturës.
Puna në ndërtimtari “ nuk ishte gjëja ime” , thotë Iliri.” Por më mirë punë të rendë se sa pa të”, tha ai. Të paktën gjashtë orë në ditë- që t’i kryejë detyrat e veta- të ngarkojë gurë deri në kamionë.
“Në muajin e parë ishte ferr për mua. Ishte shumë nxehtë dhe ndjeja dhimbje”- vazhdon më tej Iliri. “Kjo ka vazhduar për nëntë muaj. Që nga atëherë ai ka ndjekur një kurs gjuhe për dy muaj dhe se kërkesa për azil iu është refuzuar.
Deri në fillim të gushtit, Ilirit do t’i jepet mundësia të qëndrojë. Por çka do të ndodh pastaj?
“Nuk e di”,thotë ai.
Për Ilirin, Tregu i Zi, aktualisht është një “marrëveshje e mirë”. Llogaritjet e tij sa ka punuar në Kosovë janë: Në Kosovë ai kishte fituar 300 në muaj duke punuar punë të ndryshme, kurse në ndërtimtari kishte mbledhur rreth 800 euro, kurse nga shteti kishte marrë 260 euro. Të 4500 eurot të rrugës nga Budapesti deri në Frankfurt bashkë me motrën dhe nënën e tij, ai i kishte huazuar nga të afërmit.
Tani, Iliri të gjitha paratë e fitimeve i ruan për ndonjë rast rikthimi në Kosovë./Insajderi.com