Një i ri shqiptar, i ndihmuar edhe nga shokët e tij, e ka rrahur një 60-vjeçar.
Burri është goditur me një shishe qelqi, duke u lënduar në hundë.
Siç raporton Abcnews.al, zënka ka ndodhur përpara një lokali në Corso Matteotti në Pergola (provinca e Pesaro-Urbino).
60-vjeçari kishte kërkuar të marrë hak por kishte rënë në “kurth”.
Të nesërmen në mëngjes, ai u pa rreth qendrës historike të Pergolas me një shkop në dorë.
Shqiptarët e kanë parë dhe e kanë lajmëruar te karabinierët për të shmangur përplasje tjetër.
Burri nga Sardenja u identifikua dhe u arrestua nga karabinierët.
Ndaj tij u vendos masa detyrim paraqitje.