×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Shqiptarët e Shqipërisë edhe gratë i shesin për serbët” – eksperti i arbitrimit në Kosovë shokon me deklaratën

    Insajderi
    04 September 2024 - 13:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një deklaratë skandaloze është bërë së fundmi nga eksperti i arbitrimit në Kosovë, Hajriz Hajdari. Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ka lëshuar një deklaratë skandaloze për shqiptarët e Shqipërisë.

    Ish-arbitri ka thënë se në Shqipëri “u intereson vetëm leku dhe asgjë tjetër”.

    Madje tha se “shqiptarët e Shqipërisë edhe gratë e tyre i shesin te serbët”, duke pasur parasysh emërimin e Aleksandër Veselinoviç si trajner i Partizanit.

    “Në Shqipëri iu intereson leku, s’i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serb, i shesin… dita-ditës. Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s’e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë”, tha ai ndër të tjera.

    Kujtojmë se pak ditë më parë ishte aktori i njohur nga Kosova, Osman Azemi që tërhoqi vëmendjen dhe u kritikua për deklaratën e tij. Azemi u shpreh se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për Kosovën, pasi nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e shumë të tjerë.

    Kjo deklaratë bëri bujë në media e rrjete sociale, duke ngjallur polemika të ndryshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark