
Me mijëra shqiptarë nga e gjitha bota kanë filluar të mblidhen në qytetin holandez, në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku do të mbahet protesta në mbështetje të ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Atje shihet numër i madh i protestuesve shqiptarë të cilët kanë filluar të mblidhen një orë para se nis zyrtarisht protesta.
“Liri themeluesve të Republikës së Kosovës”“Nderim për ata që luftuan për të ardhmen tonë”, “Drejtësi për heronjtë e popullit tim”, dhe “Pesë vjet në gjykim, liria nuk duhet askund, padrejtësia nuk mund të zgjasë përgjithmonë – liri tani”, janë disa nga pankartat në gjuhën angleze.
Me flamuj kuq e zi e njëzëri duke thirrur “UÇK”, shqiptarët kanë “pushtuar” Hagën.