Shqiptarët me video interesante për aktorin që i paraqiti keq në filmin "Taken" - Insajderi
×
Kulturë

Shqiptarët me video interesante për aktorin që i paraqiti keq në filmin “Taken”

Insajderi
23 February 2019 - 11:22
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në prag të Samitit të Diasporës ka publikuar një video interesante, ku thërret aktorin e njohur, Liam Neeson që ta vizitoi Shqipërinë.

Në videon e publikuar ka fytyra publike dhe njerëz të thjeshtë që reklamojnë perlat e turizmit shqiptar.

Videoja është e lidhur me filmin ‘Taken’, ku aktori Liam Neeson ka probleme me shqiptarët.

Kjo është promoja e InDoks, “Parlamenti +18”

Aktorit në film i kidnapohet vajza nga personazhit Marko nga Tropoja, që luhet nga aktori Arben Bajraktaraj.

Përkundër që shqiptarët paraqiten si mafioza në këtë film, aktori Liam Neeson në intervista i ka lavdëruar shqiptarët.

Në fund të videos, aktori Arben Bajraktaraj i thotë Liam Neesonit: “Siç të thashë shoku im i dashur, shtëpia e një shqiptari i përket Zotit dhe mysafirit. Mirë se vjen”.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/1914586678650943/?v=1914586678650943


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark