Komuniteti i Shqiptarëve në Amerikë ka bërë thirrje për t’iu bashkangjitur protestës kundër arrestimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Ftojmë të gjithë të bashkohen në një protestë paqësore kundër arrestimit të z.Ramush Haradinaj, këtë të hënë më 9 janar 2017 nga ora 11:00-13:00. Bashkohuni në protestën tonë paqësore për lirimin e Haradinajt”, thuhet në njoftim.
Në shenjë të kërkesës për lirimin e Haradinajt, ky komunitet ka kërkuar që në protestë qytetarët të sjellin me vete flamujt, atë të Kosovës, Shqipërisë dhe ShBA-së.