Shqiptarët përfshihen në një aksident rrugor në Gjermani- Tre të vdekur, katër të tjerë të lënduar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarët përfshihen në një aksident rrugor në Gjermani- Tre të vdekur, katër të tjerë të lënduar

    Insajderi
    25 May 2025 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident tragjik ka ndodhur në qytetin Koblenz të Gjermanisë, ku kanë humbur jetën tre shqiptarë dhe janë plagosur 4 të tjerë.

    Lajmin e ka dhënë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila është informuar nga autoritetet gjermane.

    Identiteti i shqiptarëve nuk bëhet me dije, as rrethanat e aksidentit të rëndë, sipas Top Channel.

    “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është informuar nga autoritetet gjermane për një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 25 maj, pranë qytetit Koblenz, ku janë përfshirë disa shtetas shqiptarë.

    Me keqardhje njoftojmë se si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën tre shtetas shqiptarë, ndërsa katër të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitalet lokale.

    Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet. Hetimet për rrethanat e aksidentit janë ende në vijim.

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të plagosurit. Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”-njofton Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark