Sipas një draft dokumenti të qytetit të Bernës, pjesë e programit për menaxhimin e integruar të kufijve, rreth 10 për qind të aplikacioneve për shtetësi në këtë qytet janë të falsifikuara.
Zyrtarët e këtij projekti që kanë hartuar këtë projekt, raporton Insajderi, kanë shqyrtuar 850 dokumentet e kërkuesve të shtetësisë, dhe shumica e atyre që falsifikojnë dokumente vijnë nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Rusia dhe Turqia.
Përpos pasaportave, aplikuesit falsifikojnë edhe kontratat e qirasë, ato të punës e deri tek punët vullnetare që kinse i bëjnë, ka thënë Alexander Ott, drejtor i kontrollit dhe shërbimeve të të huajve,raporton Radiotelevizioni publik i Zivcrës./Insajderi.com