Shqiptari ‘i dashuruar’ përndiqte boshnjaken, arrestohet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari ‘i dashuruar’ përndiqte boshnjaken, arrestohet

    Insajderi
    15 May 2025 - 14:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia në Dubrovnik ka përfunduar hetimin penal ndaj një 37-vjeçari shtetas i Shqipërisë, i cili dyshohet për tentativë vrasjeje dhe përndjeke.

    Sipas të dhënave të hetimit, i dyshuari që nga korriku i vitit të kaluar deri në mesin e majit të këtij viti, ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 26-vjeçare shtetase e Bosnje dhe Hercegovinës, e cila qëndron përkohësisht në Kroaci.

    Ai disa herë ka shkuar në vendin e saj të punës dhe ka tentuar të fillojë një lidhje dashurie me të, pavarësisht refuzimit të saj, raporton index.hr.

    Ngjarja kulmoi mbrëmjen e 13 majit në Dubrovnik, kur shtetasi shqiptar sulmoi fizikisht një të njohur të saj, gjithashtu shtetas i Bosnje-Hercegovinës.

    Fillimisht e goditi me grushte në kokë dhe më pas, duke e kërcënuar me vdekje, tentoi ta godasë me një mjet të mprehtë në qafë. Në këtë e pengoi një punonjës i një lokali afër.

    Gjatë sulmit, lëndime të lehta morën si i riu i sulmuar, ashtu edhe punonjësi që ndërhyri për ta ndihmuar.

    I dyshuari u arrestua shpejt dhe pas përfundimit të hetimeve penale dhe paraqitjes së kallëzimit penal, ai u dërgua mbrëmë vonë në njësinë e paraburgimit të Policisë së Qarkut Dubrovnik-Neretva.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark