Shqiptari masakroi me thikë bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Publikohen fotot e viktimave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari masakroi me thikë bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Publikohen fotot e viktimave

    Insajderi
    13 March 2025 - 19:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i katit të dytë.

    Sipas mediave greke, varrimi i gruas, Valentina Menkshi do të bëhet  më 14 mars në Shqipëri. Gjithashtu edhe varrimi i 53-vjeçarit Afrim Menkshi do të bëhet në atdhe në ditët në vijim.

    Ndërkohë dy vajzat e çiftit shqiptar, 16 dhe 21 vjeçe, të cilat humbën papritur prindërit, ndodhen në gjendje shoku dhe mësohet se nuk kanë mundur të dëshmojnë në polici.

    Në fotot e publikuara nga autori në rrjetet sociale tregojnë momente familjare, nga udhëtimet me bashkëshorten dhe vajzat, momente nga pushimet dhe me miqtë e tyre.

    Sipas vëllait të 44-vjeçares, i cili sapo u informua shkoi në banesën ku ndodhi vrasja, çifti nuk po debatonte, duke u shprehur se ishin njerëz të qetë.

    Duke folur për median greke, një mikeshë dhe kolege e ngushtë e 44-vjeçares, tha se nuk mund ta besojë atë që ndodhi, pasi ajo shkonte në punë çdo mëngjes me viktimën: “Ajo më thoshte se kishte probleme me burrin e saj, por nuk më dha asnjë detaj. Ishte gjithmonë e buzëqeshur dhe përballonte gjithçka pa u ankuar, pavarësisht vështirësive që po kalonte”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark