Shqiptari që jeton në Gjermani Eljesah Shala, ka dizajnuar veturën elektrike sportive të së ardhmës, të quajtur “VW GT GE”.
Projekti i Shalës është sponzorizuar nga Volkswagen Design në Wolfsburg.
Dizajni i tij ka marrë përmasa të mëdha momentalisht pasi pothuajse të gjitha uebfaqet e njohura botërore e kanë shfaqur atë, raporton Insajderi.
Ai ka pasur një temë si detyrë në përfundim të studimeve të tij bachelor, dhe zgjodhi ta dizajnoi këtë tip të veturës kur ai punoi si artist dizajni i veturave në “VW Design” në Wolfsburg.
Eljesah, 29 vjeç, që është me prejardhje nga Peja, erdhi në Gjermani kur ishte vetëm 2 vjeç. Ai studioi Dizajnin e Automjeteve në Universitetin e Arteve në Braunschweig në Gjermani.