Gazeta prestigjioze italiane, “Corriere Della Sera” ka publikuar një artikull në lidhje me “Eskobarin e Ballkanit”, Klemend Balili. Në shkrim thuhet se ai ishte një zyrtar i shtetit dhe kjo ia ka lehtësuar mjaft punën në shpërndarjen e lëndës narkotike.
Ngarkesa më e fundit me lëndë narkotike që u kap në një varkë ishte 768.5 kilogramë, kishte si destinacion Salento. Ashtu si shumica e drogës që kalon Adriatikun edhe kjo do të përfundonte në bregdetin Italian
Sipas Policisë Financiare italiane, marijuana e importuar kushton rreth 1000 euro për kg, e trafikantët preferojnë qytetin e Milanos si destinacionin final
Trafikantët në përgjithësi preferojnë Milanon, pasi edhe çmimet këtu janë më të larta, rriten deri në 700-800 euro për kilogramë. Dyshohet se në krye të kësaj organizate që drejton trafikun e drogës është “Eskobari i Ballkanit”, i kërkuar në gjysmën e vendeve të Europës. Kelmend Balili është një menaxher i shtetit, një njeri i besuar i qeverisë shqiptare
Sipas artikullit, agjencia Federale Amerikane Antidrogë, ka ngritur kritika mbi nivelin e përfshirjes mes qeverisë shqiptare e trafikantëve. Madje nuk është zgjidhur ende skandali i Dritan Zaganit, policit që me hetimet e tij kishte mbërritur mjaft pranë ministrit të Brendshëm shqiptar, por që u burgos e më pas u detyrua të largohet nga vendi, nga frika e vizitës së një vrasësi me pagesë
Zyrtari shqiptar, sipas burimeve të inteligjencës është parë gjatë viteve të fundit shpesh herë lë Milanon ku për shkak të postit të tij zhvillonte takime dhe biseda informale me bashkatdhetarë që lëviznin në mes të Milanos dhe në provinca të qytetit.
Sipas një zyrtari të policisë, familjet shqiptare të drogës janë mjaft aktive në Abbiategrasso. Ata kanë një rrjet efikas, por nuk kanë zaptuar të gjithë zonën. Dyshohet se ata janë shtrirë edhe në Pavese, shkruan Gazeta Shqip.
Sipas shkrimit, Klemend Balili kalonte kohë në Milano dhe dukej se e “donte” këtë qytet. Ai shkonte nëpër Galeri, në dyqanet e rrugës Vercelli si dhe në ndalesat në Porta Venezia e sheshi i Republikës.
Veç kësaj artikulli thekson se Balili përdori postin që kishte për të shpërndarë drogën. Shqipëria jeton një luftë të egër mes shërbimeve sekrete e qeverisë. Të parët akuzojnë të dytët për autorizime ilegale të përgjimeve, falë instrumenteve të prodhuara nga një shoqëri italiane, e që kalonin përmes kanalit diplomatik italian, drejtuar nga Anna Poggi, që koordinonte punën mes forcave të Interpolit.