Shqiptari rreh italianin me lopatë dhe i thyen 3 dhëmbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari rreh italianin me lopatë dhe i thyen 3 dhëmbë

    Insajderi
    29 July 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

    Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por situata degjeneroi në sherr. Më pas shqiptari mori lopatën dhe e goditi duke i thyer tre dhëmbë.

    Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ankona rreth orës 19:00 kur shqiptari shkoi në shtëpinë e italianit në Via Ascoli Piceno.

    Ata duhet të lidhnin një marrëveshje pune dhe shqiptari duhet të zbrazte bodrumin e shtëpisë.

    Por situata ka degraduar në sherr dhe shqiptari fillimisht e goditi me grusht, me pas mori lopatën dhe 44-vjeçari përfundoi me tre dhëmbë të thyer.

    Fqinjët thirrën policinë kur dëgjuan të bërtiturat e 44-vjeçarit dhe shqiptari u arrestua. Italiani është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark