Shqiptari takohet në park me kryeministren e Finlandës, ja çka i tha ajo për Edi Ramën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Shqiptari takohet në park me kryeministren e Finlandës, ja çka i tha ajo për Edi Ramën

    Insajderi
    19 October 2022 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivisti Nestor Furxhi ka treguar se si e takoi kryeministren e Finlandës, Sanna Marin.

    Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Furxhi tha se kryeministrja po priste në radhë për të shkuar në muze, kur ai e takoi.

    Më tej, shtoi se Marin ishte një person i thjeshtë, ndërsa bëri dhe një fotografi me të.

    “Kisha dalë me fëmijët e mi në park dhe aty takova një prind tjetër. Më pas shkuam të bënim një bisedë dhe shkuam të pinim një kafe. Kur dolëm nga kafja pas nesh ishte kryeministrja e Finladës”- tha ai.

    Furxhi tregoi se gjatë bisedës, Marin i tha se i pëlqente kryeministri Edi Rama, dhe se do të vizitojë Shqipërinë së bashku me familjen.

    “Pata një komunikim me të; tha që më pëlqeu shumë Shqipëria. Më tha se i pëlqen edhe kryeministri Edi Rama. Më tha që herën tjetër do të vijë në Shqipëri me familjen. Ishte e thjeshtë, po priste në radhë për të hyrë në muze. Sillen si të gjithë qytetarët”- u shpreh aktivisti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark