Një shofer, shtetas i Shqipërisë ka tentuar ti godasë me veturë zyrtarët e Policisë së Kosovës. Sipas raportit të policisë, ai nuk ka respektuar urdhërata e zyrtarëve policorë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Dragash / 08.05.2024 – 15:49. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë, dhe me veturën e tij ka tentuar që ti godasë ata, me që rast njërin nga zyrtarët e ka goditur me pasqyrën anësore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.