Shqiptari vrau gruan dhe plagosi djalin, ky i fundit tentoi të ndihmonte nënën gjatë konfliktit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari vrau gruan dhe plagosi djalin, ky i fundit tentoi të ndihmonte nënën gjatë konfliktit

    Insajderi
    01 December 2024 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë këtë të diel, ku një 46-vjeçar shqiptar goditi për vdekje partneren e tij, pas një konflikti.

    Mediet greke raportojnë se i plagosur ka ngelur dhe djali i bashkëshortes së shqiptarit, që e kishte nga një martesë më e hershme.

    Djali 29-vjeçar ka hyrë në mes të çiftit për t’i ndarë e për të ndihmuar nënën e tij, ndërkohë që 46-vjeçari dhe viktima ishin duke zhvilluar një debat deri në tone të larta e më pas përfundoi me goditje.

    I riu nuk ka mundur të shmang tragjedinë, ku veç vdekjes së 60-vjeçares, nënës së tij, edhe vetë djali ka marrë plagë. I riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga policia greke. /vizionplus


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark