Shqiptari vret vëllain e gruas, dyshohet se ia kishte dhunuar vajzën e mitur – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptari vret vëllain e gruas, dyshohet se ia kishte dhunuar vajzën e mitur

    Insajderi
    10 January 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë shqiptar e ka vrarë vëllain e gruas së tij në Greqi.

    Ky i fundit dyshohet se ia kishte dhunuar vajzën për disa vjet.

    Mediat shqiptare raportojnë se Fatmir Talellari, e kishte kuptuar nga vajza e tij ngjarjen e rëndë.

    Ajo i kishte thënë babait të tij se 33-vjeçari i kishte filmuar momentet intime duke e kërcënuar se do t’i publikonte ato.

    50-vjeçari, i nxitur nga deklarimet e vajzës së tij, e kishte organizuar vrasjen e Erjon Pelivanit.

    Talellari pasi e bleu armën e kishte thirrur Pelivanin, në një zonë periferike të Volosit dhe e kishte ekzekutuar.

    I dyshuari siç raportohet nga mediat pasi kreu aktin u vetëdorëzua në polici duke rrëfyer gjithçka rreth rastit.

    Erjon Pelivani dhe Fatmir Talellari janë nga Poliçani dhe prej vitesh jetonin në shtetin fqinj.

    Ndërkohë, Prokuroria e Volosit urdhëroi marrjen në mbrojtje të vajzës 18 vjeçare të autorit të vrasjes. Ajo do të dërgohet për ekspertizë mjeko-ligjore, e cila pritet të konfirmojë edhe alibinë e autorit lidhur me ekzekutimin e Erjon Pelivanit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark