Shqiptarit i dështon përpjekja për të marrë azil, gënjeu për orientimin seksual - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarit i dështon përpjekja për të marrë azil, gënjeu për orientimin seksual

    Insajderi
    21 May 2025 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shqiptar ka dështuar në përpjekjen për të marrë azil në Britani të Madhe, pasi pretendimi i tij se ishte homoseksual u hodh poshtë nga gjykata, e cila zbuloi se ai ishte i martuar me një grua.

    E.D kërkoi leje qëndrimi në Mbretërinë e Bashkuar, duke pretenduar se ishte ‘gay’ dhe i rrezikuar në Shqipëri për shkak të orientimit të tij seksual, transmeton albinfo.

    Por, hetimet gjyqësore zbuluan se në të njëjtën kohë ai ishte në një marrëdhënie me një grua dhe madje kishte ripajtuar marrëdhëniet me familjen, përfshirë babain e tij.

    Referuar vendimit të gjykatës, E.D “qëllimisht nuk tregoi se ishte në një lidhje me një grua, sepse besonte se kjo nuk do ta ndihmonte të qëndronte në Britani”. Kjo ishte një përpjekje për të manipuluar sistemin e azilit në bazë të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e cila lejon mbrojtjen e personave të persekutuar për orientimin seksual.

    Në përfundim, gjykata rrëzoi kërkesën për azil të E.D, duke theksuar se pretendimet e tij ishin të pabazuara dhe të papajtueshme me faktet.

    Gjykata e Lartë e Tribunalit të Azilit dhe Imigracionit e hodhi poshtë apelimin e tij duke e konsideruar atë si një tentativë për të manipuluar situatën.

    Ky rast ka shkaktuar shqetësim, pasi tregon për mundësinë e abuzimit të mundshëm të sistemit të azilit dhe përdorimin e informacionit të pasaktë për të fituar privilegje emigracioni.

    Sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, njerëzit që mund të persekutohen për shkak të orientimit të tyre seksual mund të kërkojnë azil në Mbretërinë e Bashkuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark