Shqiptarja kapet me 26 kg marihuanë në aeroportin e Athinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqiptarja kapet me 26 kg marihuanë në aeroportin e Athinës

    Insajderi
    14 February 2025 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia greke ka arrestuar një grua me origjinë shqiptare në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, e cila posedonte një sasi të madhe marihuanë.

    Sipas Policisë, ajo është anëtare e një grupi kriminal ndërkombëtar, i cili është aktiv në importin e marijuanës të llojit SKUNK në Greqi, nëpërmjet aeroportit “El. Venizelos” në Athinë, me qëllim të shpërndarjes së mëtejshme.

    Arrestimi i të akuzuarës u bë në kuadër të aksioneve të shënjestruar, ku pas analizimit të të dhënave dhe krijimit të një “profili” personash, u bë i mundur lokalizimi i saj në zonën e mbërritjeve të aeroportit, e ardhur nga Spanja.

    Të dyshuarës iu gjetën pako me marijuanë me peshë totale bruto 26 kilogramë e 400 gramë, të cilat i kishte fshehur brenda dy bagazheve. Gjithashtu janë sekuestruar 195 euro dhe një celular.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark