![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Shqiptarja Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kompania e njohur Open AI.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes një njoftimi në platformën X.
Murati ua ka dërguar një letër punëtorëve të këtij gjigandi teknologjik.
“Kam marrë vendim që të largohem nga Open AI”, thuhet në letren e 35-vjeçares.
Shqiptarja po ashtu ka qenë shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar.
Mira Murati, shërbeu aty për gjashtë vjet e gjysmë, njofton Klankosova.tv
“Asnjëherë nuk është momenti i duhur që të largohesh nga vendi që e vlerëson, por sërish, ndiej se ky është vendimi i duhur”, tha inxhinjerja.
“Lansimi i modeleve tona për të folurit të Open AI o1, shënojnë fillimin e një epoke të re të ndërveprimit dhe inteligjencës – arritje të mundësuara nga zgjuarsia dhe mjeshtëria juaj”, tha Murati në njoftimin dërguar punonjësve të OpenAI.
Murati tha se po largohet nga kompania sepse dëshiron të krijojë “kohë dhe hapësirë për të eksploruar”.
Ajo shtoi se fokusi i saj kryesor do të jetë që në kompani të ketë një “tranzicion” të lehtë pas vendimit për t’u larguar nga kompania.
Para disa muajsh, vlonjatja u përzgjodh edhe si anëtare e Akademisë së Shkencave në Shqipëri.