ShSKUK del me njoftim për gruan që dyshohet se vrau vetën: Po trajtohej në klinikën e Psikiatrisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ShSKUK del me njoftim për gruan që dyshohet se vrau vetën: Po trajtohej në klinikën e Psikiatrisë

    Insajderi
    22 May 2025 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një paciente rreth 40-vjeçare, e cila po trajtohej në Klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes në oborrin e institucionit.

    Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, pacientja ishte e hospitalizuar në repartin e hapur të Klinikës së Psikiatrisë, shkruan Insajderi.

    Sipas tyre, në këtë repart, pacientët nuk mbahen të izoluar dhe u lejohet dalja jashtë, në përputhje me protokollet mjekësore dhe të drejtat e pacientëve.

    Menaxhmenti i QKUK-së, menjëherë pas marrjes së informatës, konfirmon se ka kërkuar raport të detajuar nga drejtoria e Klinikës së Psikiatrisë dhe ka nisur procedurat për shqyrtimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    “QKUK siguron opinionin publik se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në përputhje me gjetjet nga raporti zyrtar. Po ashtu, do të merren hapa për parandalimin e rasteve të ngjashme dhe për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve psikiatrike në institucion”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark