SHSKUK del me njoftim për shpërthimin e gypit të kanalizimit në Pediatri: Situata është vënë në kontroll - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    SHSKUK del me njoftim për shpërthimin e gypit të kanalizimit në Pediatri: Situata është vënë në kontroll

    Insajderi
    25 August 2025 - 15:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbrëmë në mesnatë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka ndodhur një problem teknik. Atje ka shpërthyer një gyp i kanalizimit.

    Në njoftimin e SHSKUK’së thuhet se situata është vënë në kontroll dhe se uji nuk ka depërtuar në dhomat ku ka fëmijë.

    “Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike. Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll.  Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat  ku po trajtohen fëmijët. Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe  pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark