×
  • Lajme
  • Lajme

    SHSKUK-ja kërkon të merren masa urgjente ndaj gjinekologut Blerim Feka, pas incidentit në spitalin e Vushtrrisë

    Insajderi
    12 October 2022 - 20:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një familjar i një pacienteje ka hasur në një incident para hyrjes së Spitalit të Vushtrrisë. Ai kishte dashur që ta vizitojë vajzën e tij e cila ishte bërë operacion, mirëpo ishte ndaluar nga Shefi i Repartit të Gjinekologjisë, Blerim Feka, mes të cilëve ka filluar edhe përplasja më pastaj.

    Në një video-incizim që po është shpërndarë në rrjetet sociale, Feka shihet teksa debaton me prindin e foshnjës, i cili kërkon nga mjeku që të lejojë ta shohë fëmijën e tij të sëmurë.

    Sipas qytetarit, mjeku gjinekolog nuk ka pasur sjellje të hijshme karshi gruas së tij e cila i është drejtuar Fekës për komunikim dhe i njëjti dyshohet të ketë bërtitur nëpër spital.

    “A është në rregull ti si shef i repartit me ba kësi sjellje. A është në rregull? Unë e kom fëmijën e sëmurë o burrë, unë po du me hi me pa fëmijën, ti po thua, p’i bërtet një gruaje që është t’u folë drejtpërdrejtë me ty. Ajo e ka çikën e ka brenda të të bërë operacion, fëmija është me probleme me frymëmarrje, ti po bërtet në mes të sallës. A është në rregull prej teje doktor? Shef i repartit i thua vetes. A është në rregull”, dëgjohet teksa qytetari kërkon llogari nga gjinekologu Feka.

    E ky i fundit, si duket nuk mund ta durojë më gjatë familjarin e pacientit dhe i vërsulet ta sulmojë, teksa shihet qartazi në video se ia godet telefonin me të cilin po xhironte. Po ashtu gjatë zënkës dëgjohen edhe të shara me nënë nga Feka.

    “Kënd po e inicizon ti rrugës”, dëgjohet duke thënë Feka, i cili tenton t’ia largojë telefonin qytetarit që po e incizonte.

    “Goditëm, goditë, unë babën e kam polic. Qetash ti thirri Policinë. Ti s’e meriton me qenë Shef i Repartit”, thotë qytetari.

    “A ti mu ma q*n nanën a?’, i përgjigjet qytetari Fekës, teksa e paralajmëron se ai nuk do të jetë më pjesë e këtij reparti pasi do ta denoncojë rastin në media dhe në organet e rendit.

    @insajderitv Përplasje mes familjarit dhe shefit të Gjinekologjisë në Vushtrri #vushtrri #insajderi #insajderitv ♬ original sound – Insajderi

    Ndaj këtij rasti, ka reaguar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

    SHSKUK ka kërkuar nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë të trajtojë rastin e mjekut njëherit Shef i Repartit të Gjinekologjisë Blerim Feka, i cili në dy video të publikuara shihet teksa përplaset verbalisht me familjarin e një pacienteje.

    ShSKUK ka kërkuar nga spitali të merren masa urgjente ndaj mjekut konform të gjeturave dhe legjislacionit në fuqi.

    Në reagimin e ShSKUK-së thuhet se mjeku ka komunikuar me arrogancë me palët, anipse ShSKUK ka kërkuar “nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, që në baza të rregullta, pacientëve që marrin trajtim shëndetësorë, por edhe familjarëve të autorizuar, t’u jepen informata nga mjekët, shefat e reparteve dhe nëse ka nevojë edhe nga drejtorët e klinikave-spitaleve të përgjithshme”.

    “Në lidhje me videot që po qarkullojnë në rrjete sociale, ku në komunikim me familjarët e pacientëve është i përfshirë një mjek i Spitalit të Përgjithshëm në Vushtrri, i cili komunikon me arrogancë me palët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sqaron se ka kërkuar urgjentisht nga menaxhmenti i Spitalit të Vushtrrisë, të trajtojë rastin dhe të merren masa urgjente, konform të gjeturave dhe legjislacionit në fuqi”.

    “ShSKUK, në vazhdimësi përmes shkresave dhe Qarkoreve Informative, ka kërkuar nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme, që në baza të rregullta, pacientëve që marrin trajtim shëndetësorë, por edhe familjarëve të autorizuar, t’u jepen informata nga mjekët, shefat e reparteve dhe nëse ka nevojë edhe nga drejtorët e klinikave-spitaleve të përgjithshme. /telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark