​SHSKUK me aparaturë të re për kimioterapi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​SHSKUK me aparaturë të re për kimioterapi

    Insajderi
    22 July 2022 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se reparti i hemato- onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është bërë me pajisje të re për përgatitjen e kimioterapisë. Duke e parë të domosdoshme, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e ka blerë pajisjen e Kabinës së Sigurisë e cila mundëson që kjo terapi e ndjeshme të bëhet gati më lehtë dhe më shpejt dhe rrjedhimisht ofron më shumë siguri për personelin shëndetësor gjatë punës.

    ,,Puna me kimioterapi në kushte joadekuate, nxit një toksicitet të lartë dhe kontaminon ambientin, ku rrezikon personelin dhe pacientët që qëndrojnë për shërim në repartin e hemato-onkologjisë. Rritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për pacientët dhe përmirësimi i kushteve të punës për personelin shëndetësor, është përkushtim i plotë e angazhim i përditshëm i SHSKUK-së”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark