Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka shkruar për vdekjen e specialistes së Pediatrisë nga Mitrovica, Dallëndyshe Kumnova.
Në njoftimin e SHSKUK’së thuhet se Kumnova ishte e angazhuar për 35 vite si pediatre, shkruan Gazeta Insajderi.
“Dr. Dallëndyshja mbi 35 vjet shërbeu me përkushtim ndaj fëmijëve, duke ofruar ndihmën e pakursyer shëndetësore. Deri në pensionim, doktoresha punoi në Spitalin e Përgjithshëm ” Dr. Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
SHSKUK ka shprehur ngushëllime për vdekjen e doktoreshës. /Insajderi.org/