Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka thënë se sipas statistikave të Klinikës Emergjente, nga një janari deri më tani janë regjistruar 112 raste të qytetarëve që janë sulmuar nga qentë endacakë.
“Bazuar në statistikat e Klinikës Emergjente, është rritur numri i rasteve që kanë kërkuar trajtim mjekësor si pasojë e dëmtimeve trupore nga kafshimi i qenve endacak”, thuhet në njoftim.
“Nga 1 janari deri më tani janë regjistruar 112 raste që kanë pësuar dëmtime të ndryshme trupore, përfshirë edhe raste me lëndime më të rënda që rrezikojnë jetën, e që janë spitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën Infektive”, vijon njoftimi.
Sipas ShSKUK’së, vitin e kaluar në Emergjencë u regjistruan 84 raste të tilla.
“Vazhdojmë të apelojmë tek Komuna e Prishtinës dhe institucionet tjera përgjegjëse të bëjnë zgjidhje të shpejtë për këtë çështje”. /Insajderi.org/