×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Shtarica e Klinës bëhet me rrejt trefazor

    Insajderi
    02 March 2017 - 12:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Fshati Shtaricë i Komunës së Klinës tani ka një rrjet energjetik krejtësisht të ri.

    E gjithë kjo falë punës së KEDS-it që në fshat ka ndërruar komplet rrjetin energjetik.

    Një pjesë e madhe e fshatit kanë pasur rrymën njëfazore, që për banorët ishte mjerim. Ata kurrë nuk mundën t’i përdorin as pajisjet më të thjeshta shtëpiake. Tani i gjithë fshati ka rrjetin kabllor trefazor.

    Gjatë këtyre punimeve në këtë projekt KEDS ka bërë implementimin e 49 shtyllave të tensionit të ulët, 48 shtylla të tensionit të mesëm, 4308 metra rrjet i tensionit të ulët, dhe duhet cekur që janë edhe dy trafostacionet ekzistues.

    Familjet që kanë përfituar prej këtij projekti janë rreth 100.

    Edhe për bizneset e vogla ky investim është i shumëpritur.

    “Rrymën e kemi pasur të dobët si xixë. Shpesh kemi shku në komunën e Pejës me u anku për tensionin e dobët që kishim, por zgjidhjen na e bëri KEDS-i duke ndërru komplet rrjetin dhe tash po përdori salduesin që deri tani e kam pasur problem me shti në punë”, thotë  Osman Raci, pronar i autoservisit “ Xili” në këtë fshat.

    Edhe konsumatorët e amvisërisë kanë qenë në hall me rrymën e dobët.

    “Ma para s’ka pas shansë me punu bojleri, na është dashur me dhezë shporetin e druve në pikë të gushtit, e tash kemi shpëtu dhe jemi tepër të kënaqur me rrymën që na është përmirësu”, ka thënë Fiza Mazreku, banore e këtij fshati.

    Gjatë realizimit të këtij projekti është bërë edhe demontimi i rrjetit të vjetër që ka kaluar përmes pronave private, duke i zhvendosur ato përreth rrugëve të lagjeve.

    Projekte të këtilla janë duke u implementuar gjithandej Kosovës dhe sipas Planit Zhvillimor të Shpërndarjes së Energjisë, parashihet që deri në vitin 2025 vendi ynë të ketë një rrjet modern energjetik.

    k3

    k1

    k2

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark