
Naim Bazaj, është arrestuar si i dyshuar për disa vepra penale të rënda, përfshirë “Detyrim”, “Prezantim i rremë si person zyrtar” dhe “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga kontrolli në shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.
“Prishtinë 01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Insajderi.org/