×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Shtatë fëmijë vdiqën nga sfida “blackout” e TikTok

    Insajderi
    08 July 2022 - 22:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    TikTok po përballet me padi të shumta nga prindërit të cilët thonë se fëmijët e tyre vdiqën nga shtrëngimet duke tentuar sfidën “blackout” pasi që aplikacioni u shfaqte atyre video të njerëzve të tjerë duke e bërë këtë sfidë.

    Një padi e bërë ndaj kompanisë gjatë muajit qershor pretendon se të paktën shtatë fëmijë kishin vdekur gjatë vitit të kaluar përderisa ata ishin duke tentuar ta bënin këtë sfidë, përderisa në ankesën e bërë thuhet se “kjo sfidë i inkurajon të tjerët që të ngulfaten me rripa pantallonash, rripa të çantave, ose me diçka të ngjashme deri sa atyre t’u humbin ndjenjat”.

    The Verge shkruan se nga paditë e bëra thuhet se mosha e fëmijëve të vdekur është nën 15 vjeç, transmeton Telegrafi.

    Padia më e fundit u bë nga prindërit e tetë vjeçares Lalani Walton, dhe nëntë vjeçares Arriani Arroyo. Por që aty citohen edhe vdekjet e disa fëmijëve të tjerë të cilët gjithashtu kanë vdekur duke tentuar sfidën, si dëshmi se TikTok ishin në dijeni të këtij problemi.

    Nëna e dhjetë vjeçares Nylah Anderson nga Pennsylvania gjithashtu do ta padisë kompaninë, pasi pretendon se aplikacioni “shtyn në sfida jashtëzakonisht të rrezikshme dhe të papranuara”.

    Në kundërpërgjigje të kësaj padie nga TikTok thanë se ata e kanë bllokuar kërkimin e sfidës “blackout” nga përdoruesit, e në vend të kësaj, përdoruesve në ekran ju shfaqet një shkrim paralajmërues ku thuhet: “disa sfida online mund të jenë të rrezikshme, shqetësuese apo edhe të montuara”, dhe pastaj lidhen me një faqe brenda aplikacionit për vlerësimin dhe paralajmërimin e sfidave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark