Shtatë pushues mbesin në det të hapur në Shengjin, mjeti lundrues nisi të fuste ujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtatë pushues mbesin në det të hapur në Shengjin, mjeti lundrues nisi të fuste ujë

    Insajderi
    03 July 2022 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë pushues kanë mbetur pasditen e së shtunës të bllokuar në det të hapur në një pedalon. Njoftohet se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:40, tek “Rana e Hedhun”. Siç njoftohet, pushuesit nuk po ktheheshin dot në bregdet dhe u telefonua Salla Operative e Stacionit të Policisë Kufitare Shëngjin, për të kërkuar ndihmë.

    Në ndihmë të tyre, u nisën shërbimet me mjetin lundrues të Policisë Kufitare Shëngjin, të cilët konstatuan se rreth 2 milje larg bregut, në det të hapur, ishte një mjet lundrues pedalon, me 7 shtetas në të, që ishte bllokuar në det dhe nuk lëvizte pasi kishte filluar të fuste edhe ujë në brendësi.

    Mjeti lundrues u soll në breg ndërsa  të 7 pushuesit ishin në gjendje të mirë shëndetësore. /abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark