Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Policinë e Kosovës.
Në Prishtinë janë raportuar dy raste. Në rastin e parë një person është arrestuar pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij.
“Prishtinë 12.01.2025 – 00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti kishte sulmuar fizikisht ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
Në rastin e dytë një burrë e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Prishtinë 12.01.2025-11:00. Dyshohet se pas një mos marrëveshje viktima femër/kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”
Dy raste të tjera janë raportuar në Fushë Kosovë.
“Fushë Kosovë 12.01.2025,-12:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj viktimës femër/kosovare. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”
“Fushë Kosovë 12.01.2025-07:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është në arrati.”
Ndërsa në Rahovec një grua është dërguar në emergjencë pasi pas një mosmarrëveshje me burrin e saj ajo ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme.
“Rahovec 12.01.2025-09:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjeksor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”
Në Gjakovë Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.
“Gjakovë 12.01.2025-18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.”
Një burrë tjetër është arrestuar në Klinë nën dyshimin se e ka sulmuar fizikisht një grua.
“Klinë 09.01.2025-11:00. I dyshuari m/k, pas një mosmarrëveshje, dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën f/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”