Shtatë të plagosur nga sulmi me raketa në Beersheba – konfirmojnë autoritetet izraelite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shtatë të plagosur nga sulmi me raketa në Beersheba – konfirmojnë autoritetet izraelite

    Insajderi
    20 June 2025 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet shëndetësore në Izrael kanë njoftuar se numri i të plagosurve nga sulmi me raketa iraniane në qytetin Beersheba ka arritur në shtatë persona, raporton BBC, përcjell Insajderi.

    Sipas një zëdhënësi të Qendrës Mjekësore Soroka, të gjithë të lënduarit janë evakuuar për trajtim mjekësor.

    “Lëndimet janë shkaktuar gjatë vrapimit drejt zonave të mbrojtura si dhe si pasojë e ndikimit të shpërthimeve,” ka deklaruar zëdhënësi.

    Ai shtoi se ekipi i shërbimeve emergjente është duke i trajtuar të plagosurit në një zonë të mbrojtur dhe vazhdon të jetë aktiv në përgjigje ndaj rasteve urgjente.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark