Shtatë persona të plagosur janë dërguar në spital pas të shtënave të raportuara në Universtetin e Ohajos.
Departamenti i Zjarrfikësve tha se dy nga të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme, por nuk dha informacione për të tjerët.
Sipas njoftimeve, i dyshuari ka vdekur.
Universiteti ka mbyllur kampusin dhe ka dërguar mesazh te studentët me përmbajtjen: “Vraponi, fshihuni, luftoni”.
Më shumë informacione nuk janë ende në dispozicion.
Universiteti ka 60,000 studentë.