Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, po dëshmon se pasioni për muzikën dhe skenën nuk ka kufij. Edhe pse në pritje të ëmbël, ajo vazhdon të mbajë koncerte dhe të performojë me të njëjtën energji që e karakterizon gjithmonë.
Në daljet e fundit publike, Dafina është shfaqur në skenë me një stil unik, duke treguar me krenari barkun e rrumbullakosur dhe duke dhuruar spektakël për fansat e saj.
Performancat e saj janë plot emocion, ndërsa publiku e ka duartrokitur fuqishëm për vendosmërinë dhe pasionin që e karakterizon.
Në rrjetet sociale, janë shpërndarë momente nga koncerti i saj i mbajtur në Tiranë, duke u cilësuar si një grua e fortë dhe inspiruese.
@klajdimamo @Dafina Zeqiri #dafinazeqiri #dieschönste #viral_video ♬ Originalton – Klajdi Mamo