Shtëpia botuese “Dukagjini”: Kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Shtëpia botuese “Dukagjini”: Kemi ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022

    Insajderi
    21 August 2023 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deklaratës së ministres së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, se MASHT-i ka dështuar ti siguroj tekstet shkollore dhe se prindërit duhet ti blejnë vetë ato, ka reaguar shtëpia botuese “Dukagjini Publishing House”.

    Ata e kanë demantuar ministren e cila në konferencën e mbajtur gjatë të hënës, ka thënë se nuk ka arritur të bëjë marrëveshje me shtëpitë botuese për prodhimin e librave për shkak të çmimeve të larta që ata po kërkojnë.

    Dukagjini Publishing House, përmes një postimi në Facebook është shprehur se kanë ofertuar me çmim më të lirë për rreth 4% krahasuar me vitin 2022.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark