Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Ishim njoftuar për sulmin në Katar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Shtëpia e Bardhë e konfirmon: Ishim njoftuar për sulmin në Katar

    Insajderi
    09 September 2025 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë e ka konformuar për BBC-në se administrata Trump ishte “njoftuar” për sulmin izraelit në Doha përpara se të ndodhte.

    Sulmi i Izraelit ndaj Katarit, një aleat i madh jo-NATO për SHBA-në, ngriti menjëherë pyetje në lidhje me nivelin e ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së SHBA-së, veçanërisht duke pasur parasysh afërsisht 10,000 personel ushtarak amerikan që janë të stacionuar në vend.

    Pritet që lidhur me sulmin të flasë më vonë të martën edhe vetë presidenti amerikan, Donald Trump i cili do të paraqitet në Zyrën Ovale lidhur me një vendim për shëndetësinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark