Shtëpia e Bardhë i ka ndaluar pjesëmarrjen në një konferencë për media disa mediumeve të profilit të lartë.
Administrata e Trump-it këtë të premte ka bllokuar mediumet si CNN, BBC, The New York Times, LA Times, New York Daily News, Dayli Mail, dhe disa të tjera nga pjesëmarrja në konferencën për media të Shtëpisë së Bardhë.
Ndërsa disa mediume si Associated Press dhe Time Magazine nuk kanë pranuar të marrin pjesë në konferencë për të bojkotuar vendimin e presidentit.
Korrespodentët e Asociacionit të Shtëpisë së Bardhë gjithashtu kritikuan këtë vendim.
“Bordi i Agjencisë së Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë proteston fuqishëm ndaj mënyrës se si Shtëpia e Bardhë ka vepruar sot,” thotë Jeff Mason, presidenti i asociacionit për Independent.
“Ne inkurajojmë organizatat të cilat ishin të lejuara brenda të ndajnë materialin me të tjerët të cilët nuk ishin. Bordi do diskutojë më tutje me stafin e Shtëpisë së Bardhë.”