Shtëpia e Bardhë jep mbi 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Shtëpia e Bardhë jep mbi 300 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

    Insajderi
    01 April 2016 - 08:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do t’i ndajë Ukrainës 335 milionë dollarë për ofrimin e “ndihmës në siguri”, pas një takimi të realizuar ndërmjet zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden dhe presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko.

    Ndihma është shumë e nevojshme për Ukrainën, pasi vendi po përballet me një krizë ekonomike që kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014 dhe nxiti një revoltë separatiste në lindje të Ukrainës.

    Përderisa Uashingtoni e përkrahë qeverinë pro-perëndimore të Ukrainës, njëkohësisht është i shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Kiev. Këto shqetësime janë adresuar më herët këtë javë, kur Ukraina shkarkoi kryeprokurorin e vendit, i cili pretendohet se kishte zvarritur hetimet e nivelit të lartë të korrupsionit.

    Shtëpia e Bardhë tha se Biden i ka thënë Poroshenkos se Ukraina do të marrë edhe më shumë ndihmë nëse i vazhdon përpjekjet për instalimin e reformave të reja në qeveri./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark