Shtëpia e Bardhë ka thënë se një marrëveshje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbetura izraelite ende nuk duket afërt.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby tha se nuk kishte “zhvillime të afërta”, megjithëse ai u shpreh se bisedimet e fundit kanë qenë produktive.
“Ne kemi shpresë për përparimin, por nuk pres, nuk duhet të presim ndonjë zhvillim të afërt”, është shprehur ai.