×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Shtëpia e Bardhë thërret përfaqësuesit e kompanive teknologjike

    Insajderi
    08 August 2019 - 10:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtëpia e Bardhë do të diskutojë për ekstremizmin e dhunshëm online me përfaqësuesit e një numri të kompanive teknologjike.

    “Takimi do të mbahet të premten, dhe do të përfshijë zyrtarë të lartë të administratës së bashku me përfaqësues të një sërë ndërmarrjesh”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, përmes një deklarate.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë, udhëzoi Departamentin e Drejtësisë, që të punojë me platformat në internet, si dhe qeveritë shtetërore dhe lokale për të “zhvilluar mjete që mund të zbulojnë vrasësit para se të sulmojnë”.

    Disa republikanë fajësojnë video-lojërat dhe kulturën e Internetit për të shtënat në masë.

    Disa ditë më parë nga të shtënave masive me armë zjarri, në Teksas dhe Ohajo, mbetën të vrarë 31 persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark