Ju kujtohet kënga “Our House , in the middle of our street” (Shtëpia jonë, në mes të rrugës). Duket sikur një kompani amerikane e ka marrë tepër seriozisht këtë këngë.
Një kompani që bartë mobilie në Austin të Teksasit, ka dështuar që ta heq nga rruga një shtëpi të vendosur skaj rrugës.
Ata dështuan ta heqin shtëpinë, pasi ishte thjesht shumë e madhe për t’u hequr përnjëherë.
Ekipi teknik ka bërë tre ditë punë për ta hequr këtë shtëpi, pasi ajo ishte e vendosur në themele të cilat vendosen shtëpitë e zakonshme dhe jo ato lëvizëse.
Kjo shtëpi nuk dihet se kujt i përket, dhe autoritetet amerikane e kanë shpallur pronë të shtetit.