Shtëpia e parë botuese shqiptare - Insajderi
×
Kulturë

Shtëpia e parë botuese shqiptare

Insajderi
01 July 2017 - 15:21
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në vitin 1870, kur historia e Shqipërisë dhe shtypshkronjat apo shtëpitë botuese kishin vetëm një tangente jo të plotë, e cila datonte në Voskopojën e vitit 1720 apo 1730 prej së cilës kishin dalë jo më shumë se 20 libra liturgjikë të shkruar në greqisht, në Shkodër, pranë Seminarit Papnor dhe Kolegjit Saverian u krijua Shtypshkronja “Zoja e papërlyeme”.

Në fillim bëhej fjalë për një shtypshkronjë tërësisht private, e cila funksiononte si organ i Seminarit Papnor dhe mbante emrin “Scamp i Koleges” duke synuar kamuflimin e rolit të saj atdhetar, i cili kishte nisur të nuhatej nga organet osmane në Shkodër, shkruan Gazeta Metro
Fillimet e shtypshkronjës kishin lidhje me një tipografi shumë të vogël e cila, siç thuhet në “Pak histori’ mi shtypshkronjen e Zojës së Papërlyeme në Shkodër” që gjendet në Arkivin e Shtetit, konsistonte në një makinë të vogël dore të blerë nga Ipeshkvi i Shkodrës Imzot Karl Potten tek Zirini në Milano.

Për arsye sigurie, Arqipeshkvi Potten e mbajti për pak kohë makinën e vogël në shtëpinë e vet, e cila ndodhej pranë ndërtesës së Seminarit dhe Kolegjit. Në vitin 1929, kjo makinë e vogël vazhdonte të ekzistonte në inventarin e përgjithshëm të shtypshkronjës.

Në vitin 1876 del i pari libër në gjuhën shqipe, “Doktrina e Kerscten” e vikarit të përgjithshëm të arkidioqezës së Shkodrës, Imzot Engjëll Radojës. /KultPlus.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark