Shtëpia e Shëndetit në Graçanicë  funksionon si spital serb – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtëpia e Shëndetit në Graçanicë  funksionon si spital serb

    Insajderi
    03 October 2016 - 21:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shteti i Kosovës mbetet i vetëm në përpjekjet për të stabilizuar marrëdhëniet me Serbinë. Pavarësisht se respekton gati secilën marrëveshje që bëhet me këtë shtet, Beogradi nuk lëshon rast për ta sfiduar Republikën.

    Kështu po ndodh edhe në sektorin e shëndetësisë, ku mjekët e as institucionet nuk kanë leje pune nga Ministria e Shëndetësisë, raporton KTV.

    Gjithçka brenda Shtëpisë së Shëndetit në Graçanicë është e vulosur me mbishkrimin Republika e Serbisë.

    Për këtë nuk ka dashur të komentojë asnjë nga zyrtarët e komunës së Graçanicës.

    Vetë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani pranon se kanë probleme me punëtorët shëndetësorë, derisa deputetët kritikojnë se nuk po bëhet mjaftueshëm nga qeveria.

    Janë rreth 900 punëtorë shëndetësorë të komunitetit serb të cilët punojnë në Kosovë dhe tri spitale në komunat që administrohen nga shumica serbe për të cilat Qeveria ka ndarë mjete.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark