Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë.
3 prej djemve luftuan me armë në duar nën uniformën e UÇK-së, ndërsa pjesa tjetër e familjës përgjatë viteve ‘98-‘99, në shtëpinë e tyre pritën mbi 300 ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare.
Shtëpinë në fshatin Brus të Lipjanit familja Gashi e kishte kthyer në bazë të UÇK-së, armë, municion, fjetje, ushqim e pritje të ngrohtë aty gjetën shumë dëshmorë e udheqës të luftës së lavdishme për liri.