Para pak çastesh shtëpia e gazetarit të Radio Televizionit të Kosovës, Alban Selimi është kapluar nga zjarri. Ai dhe familja e tij kanë shpëtuar pa asnjë lëndim nga ky incident.
Selimi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dikush ia ka vë flakën qëllimisht shtëpisë së tij për ta frikësuar.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar gazetarin Selimi për ta pyetur se çfarë e bëri të dyshoi se dikush qëllimisht ia kishe vënë flakën shtëpisë se tij.
Në përgjigjen e tij, Selimi tha se gjithandej shtëpisë kundërmonte era benzinë dhe se ekspertet e KEK-ut kishin konstatuar se zjarri nuk ka ardhur nga rryma.
Tutje, Selimi tha se nuk dyshon në asnjë person por shpreson që shkaku i zjarrit në shtëpinë e tij të jetë puna që bën si gazetar.
“Dikush ka provuar të vë zjarr, dëmet nuk janë të mëdha familja është mirë. Nuk mund të ngre gishtin në raport me dikon por shpresojë të mos të ketë bëjë me punën. Dyshimet e para gjithmonë shkojnë aty për shkak te punës që bëjë. Që zjarri është i qëllimshme jam i sigurt sepse ka benzinë jashtë, ka ere benzine gjithandej dhe ekspertet e KEK-ut konstatua se nuk ka ndonjë dëm që mund ta shkaktoj rryma, tani kanë ardhur disa ekspert tjerë”, tha Selimi për Insajderin.